De Ligt drejt Juves, kjo është shifra e transferimit

De Ligt drejt Juves, kjo është shifra e transferimit

Sport korrik 12, 2019 - 22:59
Detajet

Juventusi ka arritur marrëveshje me Ajaxin për transferimin e mbrojtësit Matthijs de Ligt për 75 milionë euro, raporton “De Telegraaf”.

Dokumentet tashmë janë duke u shkruar dhe detajet e fundit janë duke u kompletuar nga avokatët e të dyja klubeve dhe agjentit të futbollistit, Mino Raiola.

Raportimet nga mediet italiane thonë se De Ligt tashmë e ka zgjedhur fanellën me numrin 4 te Juventusi.

Mbrojtësi mbush 20 vjeç në muajin e ardhshëm dhe kishte arritur marrëveshje personale me klubin italian prej disa javësh, duke refuzuar klube si Paris Saint-Germaini, Manchester Unitedi dhe Barcelona./Zëri