Griezmann flet pas transferimit të tij te Barça

Griezmann flet pas transferimit të tij te Barça

Sport korrik 12, 2019 - 22:34
Detajet

Antoine Griezmann e kompletoi sot transferimin e tij nga Atletico Madridi te Barcelona, transmeton zeri.info

Gjiganti katalonjas e pagoi klauzolën e futbollistit në vlerë prej 120 milionë eurove.

Griezmann thotë se kishte ardhur koha që ai t’i bashkohej Barcelonës.

“Kur isha një djalë i vogël, babai im më mësoi që trenat nuk vijnë vetëm njëherë. Tani është koha për të marrë një sfidë të një destinacioni të ri. Më në fund, rrugët tona u kryqëzuan. Do të mbroj ngjyrat e Barçës me të gjithë vendosmërinë dhe përkushtimin tim. Është koha jonë”, ka thënë Griezmann./Zëri