Gjiganti spanjoll bën ofertë për Hysajn

Gjiganti spanjoll bën ofertë për Hysajn

Sport korrik 12, 2019 - 22:21
Detajet

Atletico Madridi e ka paraqitur edhe një tjetër ofertë për mbrojtësin e Napolit, Elseid Hysaj, transmeton zeri.info

Klubi madrilen dëshiron ta huazojë reprezentuesin shqiptar me të drejtë blerje për 20 milionë, por që mund të bëhet obligative nëse ai i luan gjysmën e ndeshjeve të skuadrës.

Atletico prej kohësh është vënë pas Hysajt, por nuk ka qenë në gjendje të paguajë çmimin e kërkuar prej 25 milionë eurosh nga Napoli.

Klubi italian thuhet se është duke e konsideruar ofertën, derisa kishte nënshkruar me shqiptarin për vetëm 5 milionë euro nga Empoli në vitin 2015./Zëri