Zyrtare: Juve e transferon Romeron

Zyrtare: Juve e transferon Romeron

Sport korrik 12, 2019 - 22:14
Detajet

Juventusi e ka konfirmuar blerjen e Cristian Romeros, derisa mbrojtësi do të huazohet te Genoa në edicionin e ardhshëm, transmeton zeri.info

Gjiganti torinez pagoi 26 milionë euro për futbollistin.

“Juventusi dhe lojtari kanë nënshkruar kontratë 5-vjeçare deri më 30 qershor 2024”, thuhet në njoftimin e Juves.

“Në të njëjtën kohë, Juventusi ka arritur marrëveshje me Genoan për një huazim falas deri më 30 qershor 2020 për regjistrimin e të drejtave për të njëjtin lojtar dhe bonuset prej 5.3 milionë eurove do t’i paguhen Genoas në bazë të performancës sportive”, thuhet më tej në komunikatë./Zëri