Donnarumma: Mezi po presim që të luajmë në Prishtinë

Donnarumma: Mezi po presim që të luajmë në Prishtinë

Sport korrik 12, 2019 - 20:04
Detajet

Feronikeli dhe Milani do të përballen në një ndeshje miqësore më 10 gusht, shkruan zeri.info

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Portieri i Milanit, Gianluigi Donnarumma thotë se mezi po presin që të luajnë në Prishtinë.

“Përshëndetje të gjithë miqëve nga Kosova. Mezi po presim që të luajmë miqësoren e datës 10 gusht në Prishtinë, që do të jetë edhe hera e parë në histori për ekipin e Milanit. Një përqafim të gjithëve. Forca Milan”, ka deklaruar Donnarumma./Zëri