PSG-ja e Unitedi pas yllit të Chelseat

PSG-ja e Unitedi pas yllit të Chelseat

Sport korrik 12, 2019 - 19:58
Detajet

Paris Saint-Germaini është duke menduar për transferimin e mesfushorit të Chelseat, Tiemoue Bakayoko, raportojnë mediet franceze.

Francezi e kaloi edicionin e kaluar si i huazuar te Milani, ku realizoi 2 gola dhe 1 asistim në 31 ndeshje dhe u bë kyç në mesfushën e Gennaro Gattusos.

Drejtori i ri sportiv i Paris Saint-Germainit, Leonardo ëndërron që ta marrë atë në Paris, por Frank Lampard dëshiron së pari ta vlerësojë lojtarin para se të marrë një vendim.

Bakayoko është transferuar te Chelsea nga Monaco për 40 milionë euro në verën e vitit 2017.

Interesim për lojtarin është duke shprehur edhe Manchester Unitedi./Zëri