Gerrard mund ta transferojë në Rangers ish-bashkëlojtarin e tij te Liverpooli

Gerrard mund ta transferojë në Rangers ish-bashkëlojtarin e tij te Liverpooli

Sport korrik 12, 2019 - 19:38
Detajet

Ish-mbrojtësi i Liverpoolit, Martin Skrtel e ka konfirmuar që është duke mbajtur bisedime me Rangersin, transmeton zeri.info

34-vjeçari është momentalisht pa kontratë pas largimit nga Fenerbahce dhe mund të ribashkohet me ish-bashkëlojtarin Steven Gerrard, i cili është trajner i Rangersit.

“Agjenti im ka mbajtur bisedime me Basaksehir, Fenerbahce, Parma, Olympiacos dhe Glasgow Rangers. Por, nuk mund të them asgjë më shumë tani”, ka deklaruar ai./Zëri

Image