E turpshme, futbollisti 20-vjeçar largohet në lot pas fyerjeve raciste

E turpshme, futbollisti 20-vjeçar largohet në lot pas fyerjeve raciste

Sport korrik 12, 2019 - 19:24
Detajet

Racizmi vazhdon të mbetet mjaft problematik në botën e futbollit, transmeton zeri.info

Madje, ky fenomen ka gjetur vend edhe në një miqësore mes VfL Bochumit dhe St Gallenit.

Mbrojtësi anglez i Bochumit, Jordi Osei-Tutu nuk i duroi dot ofendimet raciste gjatë ndeshjes.

Kur po shënohej minuta e 42-të, ai pasi i tregoi gjyqtarit për fyerjet e tifozëve, vendosi tëlargohej nga fusha, madje edhe me lot në sy.

Klubi zviceran u shpreh se ka nisur një hetim për tifozët e vet, për këto thirrje, por mohuan se lojtarët e tyre në fushë të kenë thënë diçka të pahijshme.

Pamjet e lojtarit që dilte me lot në sy nga fusha e lojës, bënë xhiron e të gjitha mediave, duke kujtuar sërish se racizmi është një problematikë shumë e madhe në futboll./Zëri

videoplayback on Vidnews.