Milani arrin marrëveshje me futbollistin e Empolit

Milani arrin marrëveshje me futbollistin e Empolit

Sport korrik 12, 2019 - 19:08
Detajet

Milani ka arritur marrëveshje për një kontratë pesë-vjeçare me mesfushorin e Empolit, Ismael Bennacer, transmeton zeri.info

“La Gazzetta dello Sport” shkruan se bisedimet u mbyllën pozitivisht gjatë kësaj pasdite pas takimit mes drejtorit Paolo Maldini dhe agjentit Moussa Sissoko.

Gjiganti italian tashmë ka arritur marrëveshje me Empolin për një transferim prej 16 milionë eurove plus 1 milion të tjera në bonuse.

Për disa ditë u duk sikur marrëveshja do të dështonte për shkak të kërkesës së Bennacerit për pagën e tij.

Sidoqoftë, kjo tani është zgjidhur dhe algjeriani pritet të nënshkruajë një kontratë pesë-vjeçare një pagë vjetore prej 1.5 milion eurosh./Zëri