Presidenti shqiptar fyen futbollistët e tij: Haram e paçi nëse nuk kualifikoheni

Presidenti shqiptar fyen futbollistët e tij: Haram e paçi nëse nuk kualifikoheni

Sport korrik 12, 2019 - 09:23

Skuadra e Kukësit ka dështuar që në hapje të garave evropiane. Kukësjanët u mposhtën keq nga Debreceni në ndeshjen e parë të Ligës së Evropës me rezultat 3:0, duke minimizuar kështu shpresat për një kalim në raundit tjetër.

Kjo edhe ka dëshpëruar keq presidentin e klubit Safet Gjici i cili ka hedhur një mal akuza në drejtim të futbollistëve.

“E pabesueshme çfarë kanë humbur lojtarët e mi. Gjithë ato raste në pjesën e parë dhe nuk shënojnë dot një gol. E pabesueshme. Jam pa fjalë”, ka thënë Gjici.

“Duhet t’i vënë gishtin kokës dhe të kalojnë në Shqipëri turin e parë. Haram e paçin nëse nuk kalojnë. Kam vënë shpërblim 100 mijë euro, çfarë mund të bëj më tepër. Debreceni nuk ishte ekip i pakalueshëm”, ka shfryrë mllefin e tij Gjici.