Përveç Interit, edhe një tjetër klub italian do t’i luajë ndeshjet e Championsit në ‘San Siro’

Përveç Interit, edhe një tjetër klub italian do t’i luajë ndeshjet e Championsit në ‘San Siro’

Sport korrik 11, 2019 - 22:45
Detajet

Atalanta do t’i zhvillojë ndeshjet si vendase në Ligën e Kampionëve në stadiumin “San Siro”, pasi edhe Milani e ka dhënë aprovimin e tij, transmeton zeri.info

Atalanta e bëri këtë kërkesë pasi stadiumi i tyre momentalisht është në renovim e sipër për të përmbushur standardet e UEFA-s.

Pavarësisht se njëherë kishte hezituar, Milani tani është pajtuar me Interin dhe qytetin e Milanos për këtë gjë.

“Ne mund të konfirmojmë që e kemi pranuar kërkesën e Atalantas për t’i zhvilluar ndeshjet e tyre në shtëpi të Ligës së Kampionëve në ‘San Siro’”, kanë thënë ata për “ANSA”./Zëri