Abuzimet raciste në futboll, FIFA merr një vendim të rëndësishëm

Abuzimet raciste në futboll, FIFA merr një vendim të rëndësishëm

Sport korrik 11, 2019 - 20:59
Detajet

FIFA ka vendosur që t’i ashpërsojë dënimet ndaj abuzimeve raciste në futboll duke e dyfishuar suspendimin minimal për lojtarët apo zyrtarët që shpallen fajtorë, transmeton zeri.info

Dënimi minimal për një abuzime raciste do të jetë 10 ndeshje mos lojë, derisa më herët ka qenë 5 ndeshje.

Qeveria botërore e futbollit gjithashtu do t’i ftojë të prekurut nga abuzimi racist në seanca dëgjimore për të dhënë deklaratën e tyre.

Për më tepër, FIFA ka forcuar dënimet për klubet dhe shtetet, tifozët e të cilëve do të bëjnë thirrje raciste gjatë ndeshjeve./Zëri