Alves e ka një kusht për klubet që duan të nënshkruajnë me të

Alves e ka një kusht për klubet që duan të nënshkruajnë me të

Sport korrik 11, 2019 - 20:30
Detajet

Mbrojtësi Dani Alves është momentalisht futbollist i lirë pas përfundimit të kontratës me Paris Saint-Germainin në fund të edicionit të kaluar, transmeton zeri.info

Ai ka disa opsione për ta vazhduar karrierën, por e ka një kusht.

36-vjeçari nuk dëshiron të heq dorë nga paga e lartë e tij.

Reprezentuesi brazilian ua ka bërë të qartë klubeve të interesuar se do të nënshkruajë kontratë vetëm nëse i ofrohet një pagë vjetore prej shtatë milionë eurove.

Interi, Manchester City dhe Barcelonat raportohet se janë disa prej skuadrëve të interesuara për brazilianin./Zëri