Khedira drejt largimit nga Juve, mund të bëhet bashkëlojtar me reprezentuesin kosovar

Khedira drejt largimit nga Juve, mund të bëhet bashkëlojtar me reprezentuesin kosovar

Sport korrik 11, 2019 - 19:46
Detajet

Mesfushori i Juventusit, Sami Khedira është duke e konsideruar një ofertë nga Fenerbahce, raporton “Calciomercato.com”.

Transferimi i Aaron Ramseyt dhe ai i Adrien Rabiotit mund të bëjë që Khedira të mbetet jashtë formacionit të klubit italian dhe klubi turk ka bërë ofertë për reprezentuesin gjerman.

Khedira nuk dëshiron të largohet nga Juventusi, por e di se kjo është koha e duhur për ta bërë një gjë të tillë, në mënyrë që të vazhdojë të luajë rregullisht.

Kujtojmë se para pak ditësh pjesë e Fenerbahces u bë edhe futbollisti kosovar, Vedat Muriqi./Zëri