Laçi ndalet në barazim nga Hapoel Beer Sheva në Ligën e Evropës

Laçi ndalet në barazim nga Hapoel Beer Sheva në Ligën e Evropës

Sport korrik 11, 2019 - 19:19
Detajet

Laçi ka barazuar me rezultatin 1:1 në ndeshjen e parë ndaj Hapoel Beer Shevas në kuadër të kualifikimeve të Ligës së Evropës, transmeton zeri.info

Klubi shqiptar e filloi shumë mirë takimin, duke e gjetur golin qysh në minutën e tretë me anë të ish-lojtarit të Dritës, Kyrian Nwabueze.

Ndërkohë, pjesa e parë u mbyll me shifrat 1:0.

Në pjesë e dytë, Hapoel Beer Sheva e shtoi presionin për të barazuar rezultatin, derisa edhe e gjeti atë në minutën e 78-të falë Gal Levit.

Ndeshja e kthimit zhvillohet pas një jave në Izrael./Zëri