Klubi anglez nervozohet me Barcelonën pas njoftimit për transferimin e futbollistit të tyre

Klubi anglez nervozohet me Barcelonën pas njoftimit për transferimin e futbollistit të tyre

Sport korrik 11, 2019 - 19:08
Detajet

West Bromwich Albioni është nervozuar me Barcelonën pas njoftimit të kësaj të fundit për nënshkrimin e Louis Barryt, për të cilin thonë se ende nuk është kompletuar, shkruan “Sky Sports”.

Derisa klubi katalonjas e njoftoi nënshkrimin e 16-vjeçarit, klubi anglez thotë se as ata e as Federata Angleze nuk e kanë kompletuar marrëveshjen.

Derisa këto dokumente të kompletohen, rregullat e UEFA-s nuk do ta lejojnë Barryn të luajë në Spanjë, gjë të cilën pritet ta bëjë me të rinjtë e Barcelonës./Zëri