PSG-ja pas ‘Pirlos së ri’

PSG-ja pas ‘Pirlos së ri’

Sport korrik 11, 2019 - 19:00
Detajet

Paris Saint-Germaini është duke e vëzhguar situatën e mesfushorit të Brescias, Sandro Tonali, i cili konsiderohet nga shumë si “Pirlo i ri”, raporton “RMC Sport”.

Klubi francez ende nuk ka bërë ndonjë ofertë për Tonalin, por drejtori sportiv, Leonardo ka qenë në kontakte me përfaqësuesit e lojtarit.

Tonali ka edhe dy vjet kontratë me klubin italian dhe PSG-ja është e gatshme të paguajë 25 milionë euro për shërbimet e tij.

Mesfushori ishte paraqitur në 34 ndeshje në edicionin e kaluar për Brescian, derisa kishte realizuar 3 gola dhe 7 asistime./Zëri