Ndeshja Kosova – Çekia, në një orar krejt të pazakontë

Ndeshja Kosova – Çekia, në një orar krejt të pazakontë

Sport korrik 11, 2019 - 16:22

Kosova me 7 shtator do ta zhvillojë një ndeshje tejet të rëndësishme në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian 2020, shkruan Zëri.info.

Përfaqësuesja jonë në stadiumin “Fadil Vokrri” do të ndeshet me Çekinë por ajo që bie në sy është orari krejt i pazakontë.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në mes të ditës saktësisht nga ora 15:00, gjë kjo e cila nuk ka ndodhur më herët.

UEFA ka kohë që ka publikuar orarin e ndeshjeve duke përcaktuar që kjo sfidë që është e katërta për Kosovën në këto eliminatore të zhvillohet nga orar 15:00.

Të kujtojmë se Kosova aktualisht është në pozitën e tretë me 5 pikë të tubuara, Çekia ka një pikë më shumë në vendin e dytë, kështu që pikët nga kjo sfidë për ekipin tonë përfaqësues janë mese të nevojshme për të vazhduar rrugëtimin drejt kualifikimit./Zëri.info

Image