Xherdan Shaqiri largohet nga Liverpooli, pasardhësi i tij është mesfushori nga Kosova

Xherdan Shaqiri largohet nga Liverpooli, pasardhësi i tij është mesfushori nga Kosova

Sport korrik 10, 2019 - 17:41
Detajet

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp pritet ta bëjë një lëvizje të papritur për Adnan Januzajn.

Lëndimi i fundit i Xherdan Shaqirit ka bërë që trajneri Klopp të mendojë për të shpenzuar në afatin kalimtar veror.

Andaj, Januzaj pritet të jetë emri befasues që Klopp mund ta transferojë në "Anfield", shkruan Zëri.info.

Dihet tashmë se trajneri gjerman luan tre sulmuesë, andaj Januzaj do t'i përshtatej mjaft mirë sistemit të lojës së Liverpoolit.

Image

Derisa Mohamed Salah, Sadio Mane dhe Roberto Firmino janë të paprekshëm në formacionin bazë, Liverpooli mund ta mendojë edhe ardhjen e mesfushorit istogas, Adnan Januzaj.

Momentalisht, Januzaj luan në Real Sociedad, ku është ndër futbollistët kryesor të skuadrës.

Ai e nisi karrierën si i ri te Manchester Unitedi ku bëri paraqitje mbresëlënëse, por me ardhjen e Louis van Gaal aventura e tij në "Old Trafford" mori fund.

Image

Te Sociedadi, Januzaj ka qenë i përfshirë në gjysmën e aksioneve të skuadrës që kanë përfunduar me gol edicionin e kaluar./Zëri.info