Barazimi i Feronikelit në Uells, publikohet renditja e Superligës së Kosovës në UEFA

Barazimi i Feronikelit në Uells, publikohet renditja e Superligës së Kosovës në UEFA

Sport korrik 09, 2019 - 23:34
Detajet

Barazimi i Feronikelit në rrethin e parë eliminator të Ligës së Kampionëve ka bërë që të rritet paksa koeficienti i UEFA-s, raporton Zëri.info.

Faqja për llogaritjen në kohë të duhur për rritjen e koeficientit të UEFA-s, "UEFA Calculator" ka publikuar renditjen ku shihet se Kosova është ngritur në koeficient nga hera e fundit, por që vazhdon të mbetet në vendin e 48-të. 

Kjo, sipas kësaj faqe në Twitter do të ndodh për shkak të barazimit të Feronikelit sonte.

Feronikeli barazoi sonte me kampionin e Uellsit, The New Saints me rezultat 2:2 në "Park Hall".

Ndeshja e kthimit zhvillohet në "Fadil Vokrri" në Prishtinë pas një jave./Zëri.info 

Image