Pamje nga testet mjekësore të mbrojtësit të Kosovës, Amir Rrahmani te klubi i Serie A

Pamje nga testet mjekësore të mbrojtësit të Kosovës, Amir Rrahmani te klubi i Serie A

Sport June 26, 2019 - 09:58
Detajet

Amir Rrahmani tashmë sa ka filluar t'i kryej testet mjekësore te skuadra italiane, Hellas Verona, raporton Zëri.info.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi italian përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter.

“Testet mjekësore të Amir Rrahmanit kanë filluar”, shkruan Hellas Verona në Twitter.

Image

Ndërkaq, në rrjetet sociale, italianët kanë hedhur edhe disa fotografi ku shihet mbrojtësi i Kosovës duke kryer testet mjeësore, teksa ai duket tejet i lumtur.

Image

Image

Ndryshe, reprezentuesi kosovar do t’i kushtojë klubit nga Verona rreth dy milionë.

Kujtojmë se mbrojtësi prishtinas i Kosovës më parë ka luajtur te skuadrat si Drenica, Partizan e Dinamo Zagreb./Zëri.info