Asnjë pikë e vetme pas tetë garash, nisin largimet e para nga makina legjendare e Formula 1

Asnjë pikë e vetme pas tetë garash, nisin largimet e para nga makina legjendare e Formula 1

Sport June 26, 2019 - 09:24
Detajet

Edicioni 2019 te makina Williams ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme.

Pas tetë garish, Williams nuk ka grumbulluar asnjë pikë të vetme, raporton Zëri.info.

Kështu, kjo ka bërë që makina legjendare nga Britania e Madhe të jetë në krizë.

Pavarësisht se këtë vit u rikthye në pistë Robert Kubica, makina e Williams nuk arrin të bëjë një paraqitje të mirë.

Madje në çdo garë, Williams është renditur vetëm në dy vendet e fundit.

Kjo ka bërë që të largohet shefi i garave, një prej ekspertëve të Formula 1, Paddy Lowe i cili ka fituar shtatë tituj me pilotë të ndryshëm.

“Pas një periudhë reflektimi, mora vendimin për t’u larguar. I uroj skuadrës dhe kolegëve të mi suksese. Falënderoj fansat për mbështetjen e madhe”, thotë Lowe./Zëri.info