Zyrtare: Rrahmani fillon t'i kryejë testet mjekësore me klubin e Serie A

Zyrtare: Rrahmani fillon t'i kryejë testet mjekësore me klubin e Serie A

Sport June 26, 2019 - 09:06
Detajet

Tashmë pothuajse e ardhmja e mbrojtësit të Kosovës, Amir Rrahmani vetëm se dihet.

Rrahmani tashmë sa ka filluar t'i kryej testet mjekësore te skuadra italiane, Hellas Verona, raporton Zëri.info.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi italian përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter.

“Testet mjekësore të Amir Rrahmanit kanë filluar”, shkruan Hellas Verona në Twitter.

Ndryshe, reprezentuesi kosovar do t’i kushtojë klubit nga Verona rreth dy milionë.

Kujtojmë se mbrojtësi prishtinas i Kosovës më parë ka luajtur te skuadrat si Drenica, Partizan e Dinamo Zagreb.

Image

Gjithashtu, te Përfaqësuesja e Kosovës, Rrahmani është ‘shtylla’ e mbrojtjes së bashku me Fidan Alitin./Zëri.info