Mediumi spanjoll i kushton rëndësi të veçantë Ligës së Kampionëve në Prishtinë

Mediumi spanjoll i kushton rëndësi të veçantë Ligës së Kampionëve në Prishtinë

Sport June 26, 2019 - 08:59
Detajet

Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë ishte arenë e dy ndeshjeve gjysmëfinale para-liminatore për Ligën e Kampionëve. 

Feronikeli dhe Santa Coloma, pas fitoreve ndaj Lincoln Red Imps, përkatësisht Tre Penne, janë kualifikuar në finale, e cila do të zhvillohet të premten në Prishtinë, shkruan Zëri.info.

Kampioni i Kosovës, Feronikeli dhe ai i Andorrës, Santa Coloma janë kualifikuar për finalen e garave paraeliminatore të Ligës së Kampionëve, pasi në ndeshjet gjysmëfinale të zhvilluara në stadiumin “Fadil Vokrri’ në Prishtinë, ia kanë dalë të shënojnë fitore me rezultate minimale, madje identike (1:0) ndaj kampionit të Gjibraltarit Lincoln Red Imp, përkatësisht kampionit të San Marinos Tre Penne. 

Image

Feronikeli e nisi shumë mirë ndeshjen, pasi që në aksionin e parë arriti të shënojë. 

Golit të Mendurim Hotit i parapriu një top i bukur i Hoxhës në drejtim të Hotit këmbëshpejtë, i cili pasi veproi bukur nga ana e majtë gjuajti bukur duke e plasuar topin prapa shpinës së portierit Soler, që në minutën e tretë të ndeshjes.

Për fitoren dhe debutimin e Feronikelit me fitore në garat ndërkombëtare, përkatësisht në Ligën e Kampionëve kanë shkruar edhe mediet e huaja.

Në mesin e mediave që kanë shkruar është edhe “Mundo Deportivo” nga Spanja.

Mediumi spanjoll në mes të tjerash shkruan:

“FC Santa Caloma dhe Feronikeli do të përballen këtë të premte në fazën e ardhshme. Fituesi do të përballet me The New Saints”.

Image

Ndryshe, kjo ishte hera e parë që Feronikeli i Zekirija Ramadanit merr pjesë në një event të tillë.

Edicionin e kaluar, skuadra nga Drenasi fitoi Superligën dhe Kupën e Kosovës në futboll./Zëri.info