Sportistja nga Kosova mbyll garat në 'Minsk 2019'
Sport
June 25, 2019 - 17:48
Lexoni detajet
Shigjetarja e vetme nga Kosova në këtë sport, Ardita Zenullahu, ka mbyllur garat në Lojërat Evropiane Minsk 2019. Ajo u eliminua nga britanikja favorite, Michaela Bryony Pitman, në 1/32 e finales, me rezultat 6:0, raporton Zëri.info.
Ardita deklaroi pas garës se kjo ishte një përvojë e mirë e fituar në Minsk, por që ka shpresuar që sot të ketë paraqitje më të mirë.
Edhe trajneri Fehmi Bylykbashi, tha se pjesëmarrje në Lojërat Evropiane është një ëndërr, ndërsa Arditës i mungoi përvoja, sidomos sot ndaj britanikës, ku kishte edhe emocione./Zëri.info