Kosovare Asllani 'frikëson' Gjermaninë me këtë deklaratë para çerekfinales së Kampionatit Evropian

Kosovare Asllani 'frikëson' Gjermaninë me këtë deklaratë para çerekfinales së Kampionatit Evropian

Sport June 25, 2019 - 15:00
Detajet

Kosovare Asllani ishte sërish në dispozicion të Kombëtares së Suedisë në fitoren 1:0 kundër Kanadasë në fazën e 1/8 të finales në Kampionatin Botëror në konkurrencën e femrave që po zhvillohet në Francë.

Futbollistja nga Kosova e cila përfaqëson suedezët në nivel ndërkombëtar dha asistimin te goli i vetëm i Suedisë mbrëmë, për t’i kualifikuar skandinavët në çerekfinalen e këtij kompeticioni, raporton Zëri.info.

Edhe në këtë ndeshje, Asllani luajti me fashë në këmbë pas një lëndimi të pësuar në fitoren paraprake 2:0 ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Megjithatë, futbollistja kosovare shpreson që të rikuperohet me kohë për çerekfinalen.

“Tani do ta bëjë maksimumin për t’u rehabilituar para ndeshjes me Gjermaninë. Për ndeshje të tilla ëndërrojmë që moti”, tha fillimisht Asllani.

Për ndeshjen me Gjermaninë, Asllani thotë se bashkëlojtarja e saj, Stina Blackstenius ka dëshirë të madhe të shënojë përballë tyre.

“Do të jetë ndeshje e bukur. Gjithashtu edhe për Stinën e cila do të shënojë. I thash asaj se do të shënojë dhe ajo vetëm qeshi”, shtoi Asllani./Zëri.info