Jeta e ish-kampionit të botës në rrezik, rrëfen se si shpëtoi në jahtin që mori flakë në mes të detit

Jeta e ish-kampionit të botës në rrezik, rrëfen se si shpëtoi në jahtin që mori flakë në mes të detit

Sport qershor 25, 2019 - 14:19
Detajet

Ish-kampioni i botës në peshën e rëndë, Wladimir Klitschko, ka treguar gjatë ditës së sotme se ai dhe familja e tij u shpëtuan nga zjarrëfikësit në mes të natës.

Jeta e ish-boksierit ukrainas ishte në rrezik pasi jahti me të cilën ai po lundronte në Spanjë mori flakë.

Klitschko kishte dalur për peshkim me familjen e tij, derisa ngjarja ka ndodhur në orën 03:00 të mëngjesit të së dielës, shkruan Zëri.info.

“Ishim në mes të detit, në zonën e Majorkës, kur na shpëtuan zjarrëfikësit. Anija kishte marrë flakë dhe ne po përpiqeshim që të shpëtonim, duke qëndruar jashtë anijes. Për fat jemi të gjithë mirë”, thotë Klitschko.

43-vjeçari humbi titujt e kampionit të botës në peshën e rëndë pas duelit me Tuson Fury në vitin 2015.

Më pas, ai dështoi t’i rimerrte titujt pas duelit me një tjetër britanik, Anthony Joshua.

Në vitin 2017, ish-boksieri i famshëm nga Ukraina u tërhoq përfundimisht nga sporti./Zëri.info