“Liga e Kampionëve fillon në Kosovë” – ‘Blick’ ia kujton Feronikelit edhe miqësoren me Milanin

“Liga e Kampionëve fillon në Kosovë” – ‘Blick’ ia kujton Feronikelit edhe miqësoren me Milanin

Sport June 25, 2019 - 13:55
Detajet

Shumë njerëz nuk mendojnë për Ligën e Kampionëve, por në Kosovë është më ndryshe.

Kosova është duke përjetuar momente të mira në futboll.

Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes që prej ardhjes te “Dardanët” në mars të vitit 2018 nuk di për humbje, duke përfshirë këtu fitoret ndaj Shqipërisë dhe Bullgarisë si dhe barazimin me Danimarkën.

Tani, vendi i vogël evropian po ëndërron diçka tjetër, shkruan “Blick”, përcjell Zëri.info.

Ëndërra tjetër quhet Liga e Kampionëve.

Për herë të parë, Feronikeli do të marrë pjesë në fazën para-eliminatore të këtij kompeticioni.

Image

Në një lloj turneu paraprak që do të mbahet në Kosovë, Feronikeli do të ketë punë me skuadra nga Andorra, Gjibraltari dhe San Marino dhe vetëm një skuadër do të kalojë në raundin e parë të eliminator të Ligës së Kampionëve.

Gjysmëfinalet do të zhvillohen më 25 qershor.

Në ndeshjen e parë, Tre Penne nga San Marino përballet me Santa Coloman e Andorrës, ndërsa më vonë Feronikeli sfidon Lincoln Red Imps nga Gjibraltari.

Në Kosovë mbretëron një atmosferë e re për shkak se më 10 gusht do të vjen gjiganti italian Milan për t’u përballur me Feronikelin në një miqësore./Zëri.info