Chelsea - Frank Lampard, klubi anglez me një njoftim të rëndësishëm

Chelsea - Frank Lampard, klubi anglez me një njoftim të rëndësishëm

Sport June 25, 2019 - 13:43
Detajet

Chelsea ka marrë leje që të bisedojë me trajnerin e Derby Countyt, Frank Lampard rreth postit të trajnerit.

41-vjeçari ka kaluar 13 vite si futbollist i Chelseat dhe pritet ta zëvendësojë Maurizio Sarrin, i cili iu bashkua Juventusit pas një edicioni në “Stamford Bridge”, raporton Zëri.info.

“Të Kaltërit” duhet të paguajnë 4 milionë funte dëmshpërblim nëse duan ta emërojnë Lampard në postin e trajnerit.

“Derisa përgatitjet para-sezonale po afrohen, Chelsea merr leje që të bisedojë me Frank Lampard”, thuhet në njoftimin e Derby Countyt.

“Klubi nuk do ta komentojë këtë çështje deri në në një vendim përfundimtar”, shton klubi i Ligës së Dytë angleze.

Lampard shijoi një edicion fantastik me Derby Countyt, derisa ishte shumë pranë inkuadrimit në Premierligë, por që në finalen e play-offit pësoi humbje nga Aston Villa./Zëri.info