Publikohet renditja e Kosovës në 'Minsk 2019' - sportistët kosovarë lënë pas shtetet e mëdha

Publikohet renditja e Kosovës në 'Minsk 2019' - sportistët kosovarë lënë pas shtetet e mëdha

Sport June 24, 2019 - 16:51
Detajet

Loriana Kuka është sportistja e fundit që i ka siguruar Kosovës medalje në Lojërat Evropiane Minsk 2019, raporton Zëri.info.

Xhudistja nga Kosova ka arritur ta mposhtë gjermanen Luise Malsahn, përmes repesazhit në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Është kjo medalja e tretë e Kosovës në Lojërat Evropiane Minsk 2019.

Image

Ditë më parë, xhudistet Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova siguruan medalje të artë, respektivisht të argjentë.

Me tre medalje të fituara, Kosova është ngritur në vendin e 16-të në ranglistën e përgjithshme të shteteve pjesëmarrëse në këtë ngjarje.

Ndryshe, vendin e parë e ka 'uzurpuar' Federata Ruse me 43 medalje të fituara.

Image

Derisa Kosova renditet në vendin e 16-të, shtetet si Turqia, Kroacia, Gjermania dhe Zvicra renditen pas sportistëve kosovarë./Zëri.info