Futbollisti i dehur mbyt çiftin në ditën e martesës

Futbollisti i dehur mbyt çiftin në ditën e martesës

Sport June 24, 2019 - 15:36
Detajet

Futbollisti 20-vjeçar i skuadrës meksikane, Sevilla, Joao Maleck, të dielën në mëngjes, në një aksident komunikacioni i ka mbytur dy njerëz.

Në vend të ngjarjes kanë vdekur një 33-vjeçar dhe bashkëshortja e tij shtatë vjet më e re, shkruan Zëri.info.

Tragjedia ka ndodhur ditën kur ata kishin vënë kurorë. Çifti ka lënë pas vetes dy fëmijë, ndërsa fotografitë nga vendi i ngjarjes janë të tmerrshme. Sipas hetimeve të para, Maleck kishte vozitur më shpejtësi shumë të madhe, ndërsa bashkë me të në veturë ishte edhe një mik i tij, por që ata kanë kaluar pa ndonjë lëndimin dhe momentalisht gjenden në spital.

“Nuk ka tentuar të frenojë, por me shpejtësi të madhe I ka qëlluar ata”, ka thënë një dëshmitar për mediat meksikane. Edhe pse nuk ka informata zyrtare, thuhet se futbollisti kishte qenë në gjendje të dehur. /Zëri.info