Mësohet kundërshtarja e radhës për Loriana Kukën pas triumfit ndaj xhudistes britanike

Mësohet kundërshtarja e radhës për Loriana Kukën pas triumfit ndaj xhudistes britanike

Sport June 24, 2019 - 11:46
Lexoni detajet

Loriana Kuka e ka nisur mbarë garën e xhudos në Lojërat Evropiane Minsk 2019.

Xhudistja kosovare mposhti Katie Jemina Yeats Brown të Britanisë së Madhe, me shënim të artë në kategorinë -78 kilogramë, raporton Zëri.info.

Kundërshtarja e ardhshme e Loriana Kukës në çerekfinale të garave të xhudos në LE Minsk 2019, është Guusje Stenhuis e Holandës.

Ajo është nënkampione e botës 2018, dy herë nënkampione e Evropës dhe një herë medaliste e bronztë e Lojërave Evropiane Baku 2015./Zëri.info