Loriana Kuka e nis mbarë në Lojërat Evropiane, prek çerekfinalen

Loriana Kuka e nis mbarë në Lojërat Evropiane, prek çerekfinalen

Sport June 24, 2019 - 11:24
Lexoni detajet

Loriana Kuka është kualifikuar në çerekfinale të Lojërave Evropiane.

Xhudistja kosovare, Loriana Kuka, e ka nisur mbarë në Lojërat Evropiane “Minsk 2019”,

Xhudistja jonë mposhti Katie Jemina Yeats Broën të Britanisë së Madhe, me shënim të artë në kategorinë -78 kilogramë, për të prekur çerekfinalen.

Në çerekfinale Lorin e pret lufta me Guusje Stenhuis të Holandës.

Loriana kërkon të bëjë atë që deri më tani e kanë arritur vetëm Majlinda dhe Nora Gjakova – të rrëmbejë medalje në Lojërat Evropiane.

Gjatë ditës do të garojë në boks Patriot Behrami. Ai do të ketë punë me italianin, Mangiacapre Vincenzo, ky meç është paraparë të zhvillohet pas orës 19:00.

E diela nuk ishte me fat për sportistët kosovarë sepse Akil Gjakova (Xhudo), Shpëtim Bajoku (Boks) dhe Donjeta Sadiku (Boks), nuk ia dolën duke u eliminuar nga Lojërat Evropiane.