Futbollisti që zgjodhi të luajë për Kosovën në qershor, vazhdon me formën 'bombastike', shifrat e tij janë të 'çmendura'

Futbollisti që zgjodhi të luajë për Kosovën në qershor, vazhdon me formën 'bombastike', shifrat e tij janë të 'çmendura'

Sport June 23, 2019 - 21:13
Detajet

Ylldren Ibrahimaj është duke shkëlqyer me skuadrën e Viking në kampionatin elitar norvegjez.

23-vjeçari nga Kosova është treguar vendimtar për skuadrën norvegjeze në ndeshjet e fundit, raporton Zëri.info.

Futbollisti nga Kosova vetëm në tre ndeshjet e fundit ka arritur të realizojë dy gola si dhe ka kontribouar me dy asistime.

Image

Në fitoren 2:0 kundër Lillestrom, Ibrahimaj shënoi një gol dhe dhuroi një asistim, kurse në fitoren 2:1 ndaj Sandes, ai shënoi një gol.

Si dhe në fitoren dramatike 4:3 ndaj Bodo/Glimit, mesfushori qëndror u tregua vendimtar me një asistim.

Ndryshe, Ibrahimaj është paraqitur në 11 ndeshje këtë edicion me Viking në të gjitha garat e futbollit norvegjez, duke shënuar dy gola si dhe duke dhuruar gjashtë asistime.

Në nivel ndërkombëtar, Ibrahimaj ka zgjedhur në qershor Kosovën, por që nuk iu lejua debutimi shkaku i mos-kompletimit të dokumentacionit./Zëri.info