Boksierja nga Kosova, Donjeta Sadiku nuk ia del ndaj Ditte Frostholm, gjyqtarët i hyn në 'hak'

Boksierja nga Kosova, Donjeta Sadiku nuk ia del ndaj Ditte Frostholm, gjyqtarët i hyn në 'hak'

Sport June 23, 2019 - 21:02
Detajet

Boksierja nga Kosova, Donjeta Sadiku është eliminuar nga Lojërat e dyta Evropiane, ngjarje e cila është duke u mbajtur në Minsk të Bjellorusisë, raporton Zëri.info.

Sadiku është eliminuar në përballjen e parë nga danezja Ditte Frostholm, në kategorinë deri në 60 kilogramë.

Pavarësisht një fillimi të mirë të Sadikut, Frostholm u tregua më precize me goditjet e saj dhe e fitoi përballjen me vendimin e gjyqtarëve.

Image

Pas kësaj humbje, Sadiku nuk arriti të kualifikohet në fazën e 1/8-tës së finales.

Me vendimin e gjyqtarëve u çuditën edhe përzgjedhësi Shefki Bogujevci dhe trajneri Besim Brahimi.

Ndryshe, pak më parë, boksieri nga Kosova, Shpëtim Bajoku nuk ia doli në përballjen me izrealitin Ahmad Shtiwi në kategorinë deri në 64 kilogramë./Zëri.info