Driton Kuka i kthehet edhe njëherë Ligjit të Sponsorizimit, iu drejtohet deputetëve: Pasi të kthehem në Kosovë..

Driton Kuka i kthehet edhe njëherë Ligjit të Sponsorizimit, iu drejtohet deputetëve: Pasi të kthehem në Kosovë..

Sport June 23, 2019 - 19:37
Detajet

Majlinda Kelmendi ka arritur të fitojë medaljen e artë në Lojërat Evropiane që po mbahen në Minsk të Bjellorusisë dhe hyrë në histori, pasi kjo ishte medalje e parë e artë nga Lojërat Evropiane. 

Sporti, e në veçanti xhudo po vazhdon të bëjë krenar Kosovën, pasi edhe dje ka dhuruar medalje për xhudistët tanë.

Por, ligji për sponsorizimin e sportistëve pak ditë para këtij eventi nuk kaloi në Kuvendin e Kosovës, duke marrë vetëm 55 vota pro, shkruan Zëri.info.

Dhe pas medaljeve të fituara nga xhudistet kosovare në Minsk, Driton Kuka, trajneri kosovar, është kthyer edhe njëherë ta komentojë këtë çështje.

Image

"Mendoj se pas kthimit në Kosovë, e meritojmë që deputetët të na ftojnë për ta diskutuar këtë ligj", tha Kuka për KK, përcjell Zëri.info.

"Ta diskutojmë çdo paqartësi. Mendoj se ky ligj duhet të shtyrë përpara, por edhe duhet të modifikohet paksa në aspektin financiar", vlerësoi Kuka.

"Ligji në fjalë do të ishte stimulim i madh për sportistët nga Kosova", shtoi Kuka./Zëri.info