Sukseset e Majlindës dhe Norës në Minsk, Driton Kuka ka një 'selam' për politikanët

Sukseset e Majlindës dhe Norës në Minsk, Driton Kuka ka një 'selam' për politikanët

Sport June 23, 2019 - 19:31
Detajet

Majlinda Kelmendi ka arritur të fitojë medaljen e artë në Lojërat Evropiane që po mbahen në Minsk të Bjellorusisë dhe hyrë në histori, pasi kjo ishte medalje e parë e artë nga Lojërat Evropiane. 

Sporti, e në veçanti xhudo po vazhdon të bëjë krenar Kosovën, pasi edhe dje ka dhuruar medalje për xhudistët tanë.

Është xhudistja pejane, Majlinda Kelmendi, e cila ka arritur të fitojë medaljen e artë në Lojërat Evropiane Minsk 2019 në kategorinë deri në 52 kilogramë, raporton Zëri.info.

E suksesshme u tregua edhe Nora Gjakova, e cila pësoi humbje në finale, por që u stolis me medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 57-të kilogramë.

Image

Ndërkaq, trajneri i dy xhudisteve të lartëcekura, Driton Kuka ka një mesazh për politikanët, të cilët mezi presin sukseset e sportistëve kosovarë për t'iu vërsulur më pas rrjeteve sociale.

"Është mirë kur politikanët bëjnë postime për sukseset e sportistëve dhe i urojnë ata", tha Driton Kuka për KK, përcjell Zëri.info.

"Disa politikanë e përkrahin sportin, disa nuk e përkrahin. Ka edhe prej tyre që nuk i urojnë sukseset, por nuk ka nevojë të përmenden emra, le të mbetet në ndërgjegjjen e tyre", shtoi Kuka./Zëri.info