Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij i shijojnë në maksimum pushimet, publikohet një foto interesante e tyre

Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij i shijojnë në maksimum pushimet, publikohet një foto interesante e tyre

Sport June 23, 2019 - 19:21
Detajet

Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij, Leonita Lekaj muajin e kaluar kanë bërë të ditur se do të bëhen prindër për herë të parë.

Pas një viti të lodhshëm, dyshja janë duke i shijuar në maksimum pushimet së bashku.

Image

Në rrjetin social, Leonita tani ka shpërndarë një foto tejet interesante ku shihet pranë Granitit, raporton Zëri.info.

“Bisedë ndërmjet babait dhe fëmijës”, është përshkrimi që Leonita ia ka vënë fotografisë së publikuar në rrjetin social, Instagram.

Kurse në një foto tjetër të publikuar nga 26-vjeçari, futbollisti nga Kosova shihet duke puthur barkun e fryrë të Leonitës, ndërsa e ka shoqëruar me përshkrimin: “Puthje për fëmijën tim”.

Image

Ndryshe, Graniti dhe Leonita janë në lidhje qe një kohë të gjatë, ndërsa ata u martuan në vitin 2017./Zëri.info