Gazmend Haliti dhe Xhevdet Llumnica, të ftuarit e radhës në '90 Plus'

Gazmend Haliti dhe Xhevdet Llumnica, të ftuarit e radhës në '90 Plus'

Sport June 23, 2019 - 19:12
Detajet

Të hënën në emisionin “90 Plus” të autorit Adem Haliti, mysafirët e radhës janë trajneri i Përfaqësueses së Kosovës U-15, Gazmend Haliti dhe ish-futbollisti i FC Prishtinës, Xhevdet Llumnica.

Image

Si çdo herë në “90 Plus” do të ketë një debat të nxehtë, ku temë kryesore e diskutimit do të jetë futbolli vendor dhe përvoja e dy mysafirëve me grupmoshat e reja.

Image

Emisionin “90 Plus” mund ta shikoni në faqen në Facebook të “Radio Prishtina” si dhe në “TV Zëri” duke filluar nga ora 18:15.

Kujtojmë se “90 Plus” është një nga emisionet më të shikuara sportive në vend, ku deri më tani, mysafirë kanë qenë emrat më të mëdhenj të sportit kosovar./Zëri.info 

Image