'Bomba' vie nga Ibiza, Real Madridi dhe Milani afër ta finalizojnë marrëveshjen për transferimin e futbollistit

'Bomba' vie nga Ibiza, Real Madridi dhe Milani afër ta finalizojnë marrëveshjen për transferimin e futbollistit

Sport June 23, 2019 - 17:45
Detajet

Drejtori i Milanit, Paolo Maldini është parë në takim me mbrojtësin e Real Madridit, Theo Hernandez nga mediet spanjolle.

"El Chiringuito" ka publikuar fotografinë e marrë në Ibiza, ku shihet Maldini me mbrojtësin e krahut të majtë, raporton Zëri.info.

Sipas "CalcioMercato", Real Madridi do ta pranojë ofertën e huazimit me opsionin e blerjes prej 18 milionë eurosh.

Nuk është hera e parë që 21-vjeçari është lidhur me një kalim te Milani, klub i cili ka raporte të mira me Real Madridin.

Disa futbollistë janë në opsion për huazim mes dy klubeve, përfshirë këtu edhe Dani Ceballos dhe Borja Mayoral.

Hernandez ka qenë i huazuar te Real Sociedadi edicionin e kaluar pas transferimit prej 24 milionë eurosh nga Atletico Madridi në Bernabeu verën e vitit 2017./Zëri.info