Vendosi ta lë Gjermaninë për Kosovën, mesfushori i ri i 'Dardanëve' zbulon arsyen e këtij veprimi

Vendosi ta lë Gjermaninë për Kosovën, mesfushori i ri i 'Dardanëve' zbulon arsyen e këtij veprimi

Sport June 23, 2019 - 16:56
Detajet

Florent Muslija është prurje më e re në Përfaqësuesen e Kosovës në futboll.

Mesfushori i Hannover 96, ditë më parë bëri të ditur se ka pranuar ftesën e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Para se t'i bashkohej Kosovës, 20-vjeçari është paraqitur në disa ndeshje për grupmoshat e reja të Gjermanisë, raporton Zëri.info.

Vendimin e tij për ta lënë Gjermaninë për Kosovën, Muslija e ka shpjeguar në një intervistë për faqen zyrtare të Hannover 96.

Image

"Rrënjët e mia e janë në Kosovë, aty është edhe familja ime. Ky ishte vendim nga zemra", tha Muslija.

Ndryshe, Muslija luan në pozitën e mesfushorit, aty ku Kosova ka nevojë shkaku i futbollistëve të lënduar.

Në ndeshjet e shtatorit, Muslija pritet të debutojë për "Dardanët"./Zëri.info