Hamilton fiton edhe në Francë

Hamilton fiton edhe në Francë

Sport June 23, 2019 - 16:49
Detajet

Lewis Hamilton ka triumfuar në garën për Çmimin e Madh të Francës dhe ka korrur suksesin e tij të gjashtë në tetë garat e zhvilluara në këtë kampionat të Formula 1. 

Në vendin e dytë është renditur shoku i tij skuadrës, Valtteri Bottas, i cili ka fituar dy garat e tjera të zhvilluara në këtë kampionat, duke konfirmuar kështu dominimin total të Mercedes në këtë edicion. 

Sërish ka zhgënjyer Ferrari, që duhet të ngushëllohet me vendin e tretë të marrë nga Leclerc.

Kurse, Sebastian Vettel e ka mbyllur garën në vendin e pestë./Zëri.info