Dominim i klubit nga Kamenica

Dominim i klubit nga Kamenica

Sport June 23, 2019 - 15:48
Detajet

Të dielën, në palestrën e sportit të SHFMU ‘Qamil Batalli” në Prishtinë, është mbajtur Kampionati i Kosovës në badminton, në garën e quajtur “miks”, shkruan zeri.info.

Nga të gjitha klubet pjesëmarrëse, më i miri doli klubi nga Kamenica, KB Arbëria, duke dëshmuar kështu se është klubi që ka organizimin më të mirëfilltë nga të gjitha klubet tjera.

Rezultatet:

U-13

1. Gren Ramadani, Eriola Mustafa

2. Lorik Morina, Fiona Morina

3. Suela Keka, Bardhosh Lenjani

U-15

1. Enxhel Basha, Sumea Morina

2. Argjend Basha, Arinita Morina

3. Edion Morina, Laurinda Morina

U-17

1. Arlind Spahiu, Arbnore Basha

2. Blend Fejza, Rina Miftari

3. Elona Qehaja, Albin Hashani

U-19

1. Gentian Kallaba, Eliza Kastrati

2. Elmendina Qerimi, Art Sylaj

3. Bleron Kosumi, Erblira Azemi