Kelmendi ngrit në këmbë të gjithë, lëshim i organizatorit

Kelmendi ngrit në këmbë të gjithë, lëshim i organizatorit

Sport June 22, 2019 - 18:23
Lexoni detajet

Para pak çastesh u zhvillua ceremonia e ndarjes së medaljeve në xhudo në kategorinë deri 52 kg. në Lojërat Verore “Minsk 2019”, në të cilat Majlinda Kelmendi u shpall kampione, shkruan zeri.info.

Pos që u shpall kampione e Lojërave Verore në Minsk, Majlinda Kelmendit i takoi medalja e artë edhe si kampione evropiane.

Me rastin e intonimit të himnit të Kosovës, organizatori kishte bërë një lëshim, duke e kthyer mbrapsht flamurin e Kosovës.

Sido që të jetë, Majlinda Kelmendi me fitore në Minsk, bëri që të ngriten në këmbë të gjithë të pranishmit, në mesin e të cilëve koshe edhe shumë tifozë rus, që e përkrahën xhudisten e tyre, Kuziutina , që pësoi nga Majlinda Kelmendi në finale. /Zëri/

Image