
Nesër mbahet Kampionati i Kosovës në sportin më të ri në Kosovë
Sport
June 22, 2019 - 10:27
Lajmet e fundit nga sporti
Federata e Badmintonit e Kosovës të dielën në Prishtinë organizon Kampionatin e Kosovës në garën “miks”, shkruan zeri.info.
Ky kampionat do të mbahet në palestrën e SHFMU “Qamil Batalli”, në Prishtinë, duke filluar prej orës 10.00.
Kryetari i Federatës së Badmintonit të Kosovës, duke folur për zeri.info, ka thënë se të gjitha klubet pjesëmarrëse të këtij kampionati i kanë bërë përgatitjet e nevojshme për mbarëvajtje sa më të mirë të këtij kampionati.
Organizator i Kampionatit është KB Ulpiana nga Prishtina. /Zëri/