Ligji për sponsorizimin e sportistëve, ky është reagimi i Daut Haradinajt

Ligji për sponsorizimin e sportistëve, ky është reagimi i Daut Haradinajt

Sport June 20, 2019 - 22:38
Detajet

Në ditën e sotme temë kryesore ishte ligji për sponsorizimin e sportistëve, i cili ende nuk është duke u votuar për t'u aplikuar.

Në lidhje me këtë, ka reaguar deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ku ka kërkuar nga kolegët e tij që të votojnë ligjin për sponsorizimin e sportit artit dhe kulturës.

Ai ka treguar që në dy ditët e fundit ka pranuar reagime të shumta nga klubet sportive dhe se ju ka premtuar mbështetje.

Ky është reagimi i tij:

“Kosova e meriton ta ketë të votuar ligjin për sponsorizimin e sportit artit dhe kulturës, prandaj ju bëj thirrje kolegëve të mi pa dallim partie që ta kalojmë këtë ligj pasi që herët a vonë do të kalojë.

Sot dhe dje kam pranuar reagime të shumta nga klubet sportive dhe ju kam premtuar mbështetje të pa rezervë.”, ka shkruar ai.