Zbulohet plani i Realit për Mbappen

Zbulohet plani i Realit për Mbappen

Sport June 20, 2019 - 21:50
Detajet

Real Madridi planifikon që të nënshkruajë me Kylian Mbappen në verën e vitit të ardhshëm, raporton “AS”.

Sulmuesi i Paris Saint-Germainit ka qenë në listën e dëshirave të klubit madrilen prej disa kohësh, por presidenti i Real Madridit, Florentino Perezit për të nënshkruar me vetëm një “Galaktik” gjatë çdo vere, do të thotë që duhet të pritet ende për këtë transferim.

Real Madridi është i bindur që një ofertë do ta bindë atë për një transferim në “Santiago Bernabeu”.

20-vjeçari u paraqit në 43 ndeshje për klubin francez gjatë edicionit të kaluar, derisa realizoi 39 gola dhe 17 asistime./Zëri