Zyrtare: Barcelona e transferon yllin holandez

Zyrtare: Barcelona e transferon yllin holandez

Sport June 20, 2019 - 21:29
Detajet

Barcelona ka njoftuar se ka nënshkruar me mbrojtësin holandez, Mike van Beijnen, i cili do t’i bashkohet së pari ekipit të dytë të klubit spanjoll, transmeton zeri.info

Ai iu bashkua klubit katalonjas si transferim i lirë.

20-vjeçari ka luajtur në të kaluarën për NAC Vredan dhe Willem II.

Van Beijnen është djali i agjentit të mesfushorit Frenkie de Jong, i cili negocioi për transferimin e ish-lojtarit të Ajaxit te Barcelona më herët gjatë këtij viti./Zëri