Përkushtim maksimal te juniorët e Kosovës

Përkushtim maksimal te juniorët e Kosovës

Sport June 19, 2019 - 18:03
Detajet

Me përkushtim maksimal janë duke stërvitur juniorët e Kosovës, që në Banjë të Pejës po mbushin bateritë për Kampionatin Botëror “Spanja 2019”, shkruan faqja zyrtare e FHK-së, përcjell Zëri.info.

Në një vend ideal për përgatitje dhe me kushte shumë të mira, djelmoshat tanë janë duke e zhvilluar fazën e parë për botërorin e muajit tjetër.

Kryetrajneri i kësaj gjenerate, Fatmir Muhaxheri dhe ndihmësi i tij, Benon Brahushi, janë shumë të kënaqur me punën e djemve.

Stërvitjet bazike po i udhëheq trajneri kondicional Enver Tahiraj. Drenit Tahirukaj, Adrian Halili, Blendi Dalladaku e Rinor Avdulli bashkohen me kombëtaren nesër e pasnesër. /Zëri.info