Enrique largohet nga Spanja, kjo është arsyeja

Enrique largohet nga Spanja, kjo është arsyeja

Sport June 19, 2019 - 16:07
Detajet

Luis Enrique pritet të tërhiqet nga pozita e trajnerit te Spanja pas më pak së një viti në këtë rol për shkak të arsyeve personale, transmeton zeri.info

Ish-trajneri i Barcelonës pritet të zëvendësohet nga ndihmësi i tij afatgjatë Roberto Moreno.

Moreno ka qenë ndihmës i Enriques te Roma, Celta Vigo dhe Barcelona.

Një konferencë për shtyp është paraparë të mbahet në orën katër, ku 49-vjeçari do ta konfirmojë edhe vet vendimim e tij.

Enrique nuk ka qenë pjesë e stolit të Spanjës në ndeshjet e fundit ndaj Maltës, Ishujve Faro dhe Suedisë.

Raportimet në Spanjë thonë se kjo ka ndodhur për shkak të disa çështjeve familjare të tij./Zëri